KATEGORIA |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
SKILLZ NË PËRGATITJE TË ALBUMIT TË DYTË
|
|
|
|
|
Dyshja Ledri dhe Visari nga hip-hop grupi kosovar, “Skillz”, janë duke punuar rreth përmbledhjes së krijimeve më të reja muzikore, që do të përfshihen në albumin e tyre të ri. Ledri dhe Visari për “Express Live”, kanë bërë të ditur se albumi do të përfshijë rreth 14 këngë të reja. Dyshja ka pohuar se në këtë album nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet. Albumit do t’i paraprijë një videoklip i ri. Albumi i ri i grupit “Skillz”, i dyti më radhë, pritet të lansohet në fillim të këtij sezoni veror. Ledri dhe Visari së fundi janë pjesë e bashkëpunimit në remixin “La Vida Loca” të këngëtarit Blero, në të cilën paraqiten edhe F-Kay, Kaos, MC Kresha dhe Lyrical Son. Ndryshe, “Skillz” njihet për hite të tilla, si: “Ah femnat”, “Wu ça po shoh”, “Ndaloje vrapin” dhe të tjera. |
___________________________________________
VESA: NUK DO TË FLAS MË PËR JETËN PRIVATE NË MEDIA
|
|
|
|
e enjte , 23 prill 2009 - 18:27 |
Vesa Luma, ka vendosur që të mos flas më për jetën e saj private në media. Këtë e ka thënë vet këngëtarja, në një intervistë për emisionin “Express Live”. Sipas Vesës është keqpërdorur gatishmëria e saj për të folur rreth jetës private, sidomos nga mediat e shkruara në Shqipëri. “Unë kam qenë shumë e hapur ndaj mediave çdo herë kur më janë bërë pyetje për jetën time private”, ka thënë këngëtarja duke shtuar se “kjo është keqpërdorur, sidomos nga mediat e shkruara në Shqipëri. Prandaj kam vendosur që më të mos flas më për jetën time private”. Vesa Luma është në lidhje dashurie me regjisorin Genc Dobroshi. |
_____________________________________________________________
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 1 visitors (10 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|