WELCOME GASHI
  SPORT
 

Adriano tek Flamengo: Me ka munguar kjo fanele
08/05/2009 15:50


08/05/2009 16:40


08/05/2009 17:30


08/05/2009 21:10


08/05/2009 21:40

Adriano tek Flamengo: Me ka munguar kjo fanele

Ish sulmuesi i Interit, Adriano eshte prezantuar zyrtarisht me fanelen e Flamengos ne Brazil pas lamtumires se hidhur me Serie A.

Ai eshte shprehur se deshiron te rikthehet ne nivelet me te larta dhe mendon se nje gje e tille eshte plotesisht e mundur pas periudhes se erret te kaluar ne Milano. “U ktheva ne Brazil per te rigjetur lumturine. Gjithmone kam dashur te bashkohem me Flamengon. Ketu kam miqte dhe familjen dhe kjo eshte nje gje fantastike. Nuk kam menduar asnjehere te heq dore nga futbolli”, shprehet Adri.


Ish “perandori” nuk harron te beje edhe nje koment per Interin, duke thene se ne Itali nuk eshte argetuar asnjehere. “Kur hyra ne qendren e Flamengos m’u duk sikur isha  ne moshen 7 vjecare”, shprehet futbollisti, i cili mund te debutoje ne 30 maj ne ndeshjen kunder Atletico-PR. 






Manchester City, 40 milione euro per Raul

Manchester City, 40 milione euro per Raul

Manchester City eshte nje nga ato skuadra qe ne merkato kerkon te ndjeke perhere rrugen me te veshtire.

Pasi tentoi blerjen e nje flamuri si Kaka, trashme skuadra e “citizens” mendon per sulmuesin legjendar te Real Madrid, Raul. Lajmin e ben te ditur gazeta spanjolle “Marca”, sipas se ciles, sheiku Mansour Bin Zayed Al Nahyan po pergatit nje oferte joshese prej 40 milione eurosh per te marre ne Premier League bomberin “Merengues”.

Lojtari madrilen ka nje kontrate qe e lidh me klubin kryeqytetas deri ne vitin 2010, por ajo qe e ben me shume te veshtire transferimin e tij eshte fakti se Raul mendon ta mbylle karrieren me klubin e vetem qe ka ne zemer, Real Madrid.






Barcelona, Gudjohnsen mendon largimin

Barcelona, Gudjohnsen mendon largimin

Ne fund te ketij sezoni, sulmuesi islandez i Barcelones Eidur Gudjohnsen do kerkoje nje tjeter destinacion per te vazhduar karrieren.

Lajmin e ben te ditur vete ish lojtari i Chelsea, i cili shprehet se nese situata nuk ndryshon, do kerkoje nje skuader tjeter ku te aktivizohet ne vazhdimesi. “Eshte bukur te jesh pjese e nje skuadre te madhe por nuk eshte shume bukur t’i shikosh ndeshjet nga pankina. Jam shume i lumtur per finalen e Champions League dhe ndihem mire me gjendjen fizike”, thekson lojtari ishullor.

Gudjohnsen eshte pjese e Barcelones qe prej vitit 2006 dhe me mberritjen e trajnerit Guardiola shpresonte te luante me shume por nuk ka rezultuar keshtu. “Mendova se do aktivizohesha me shume. Eshte shume e veshtire ta kaloj kete gjendje por do perpiqem te marr pjese ne sukseset e skuadres”, perfundon islandezi.






Trezeguet nen vezhgimin disa klubeve

Trezeguet nen vezhgimin disa klubeve

David Trezeguet vazhdon te ngelet emri me i pavendosur ne kampin e Juventusit per te ardhmen.

 

Sulmuesi shtatlarte eshte vene ne shenjester te disa klubeve mes te cilave edhe Marseja e Bayern Munchen. Francezi nuk e ka pelqyer asnjehere stolin dhe per kete arsye ai mund te beje gati valixhet per t’u larguar nga Torino pas 9 sezoneve te suksesshme.

Nese Trezeguet bashkohet me Marsejen, ai mund te gjeje nje mik te vjeter si Deschamps, i cili e ka drejtuar Juventusin gjate periudhes kur bardhezinjte u detyruan te luanin ne Serie B per shkak te skandalit ne futbollin italian. Trezeguet e ka kaluar nje pjese te madhe te ketij sezoni ne infermieri per shkak te nje demtimi te rende ne kembe.





Beckham: Faleminderit Milan!

Beckham: Faleminderit Milan!

“Ne fund te sezonit do kthehem tek Los Angeles”. Kete deklarate e ka bere mesfushori i Milanit, David Beckham, i cili ka falenderuar kuqezinjte qe i hapen dyert per rreth 6 muaj, cka i lejoi edhe rikthimin me kombetaren e Anglise.

 

“Eshte nje nder i madh qe kam luajtur me Maldinin ne 6 muajt e fundit te karrieres se tij. Eshte nje kapiten dhe njeri i madh”, shprehet mesfushori britanik. Ne vijim ai flet per karrieren e tij.

“Deri tani nuk kam pasur eksperienca negative ne jete. Kam qene ne klube te medha dhe Milan eshte nje prej tyre sepse dhe Milano eshte nje qytet fantastik. Shpresoj qe pas 6 muajve te kaluar ketu shoket te me kujtojne si nje profesionist”, shton ai.  

 







El Clasico, Barca gjunjezon 6-2 Realin      
 

El Clasico, Barca gjunjezon 6-2 Realin
Ne javen e 34-t te kampionatit Spanjoll, Barcelona ka gjunjezuar Realin e Madridit me rezultatin 6-2, duke e cuar ne 7 pike diferencen ne krye te klasifikimit.

Ne ndeshjen e zhvilluar ne “Bernabeu”, te bardhet kaluan te paret ne avantazh pas 14 minutash loje me ane te Higuain, por katalanasit barazuan me nje gol spektakolar te Henry 4 minuta me vone, ndersa ne minuten e ’20 Puyol ka shenuar golin e avantazhit, ndersa Messi ne te ’36 e trefishoi ate.

Ne pjesen e dyte, Sergio Ramos rihap ndeshjen, por ne minuten e ‘58 serish Henry ka rritur avantazhin duke e cuar rezultatin ne 4-2.

Me pas Messi ne te ’75 dhe Piquet ne ’83 vulosen rezultatin. Deri ne fund te kampionatit duhen edhe 4 jave.

 


____________________________________________________________

Kampionati italian, si Premier League      
 

Kampionati italian, si Premier League
Futbolli italian do te ndryshoje pamjen e vet duke filluar nga sezoni 2010-2011.

19 presidente te klubeve te medha te Serie A jane ngritur kunder struktures aktuale te futbollit italian dhe kane nisur pregatitjet per krijimin e nje lige autonome te shkeputur nga Serie B dhe ndryshe nga ajo e deritanishme.

Kjo detyre i eshte ngarkuar ish-drejtorit te pergjithshem te Konfindustrise Maurizio Berreta, i cili do te ndertoje nje strukture te ngjashme me ate te kampionatit anglez.

Ende nuk ka asgje te perfunduar pasi presidentet e klubeve te skuadrave ne Serie B, menjehere jane ngritur duke kundershtuar nje gje te tille dhe duke akuzuar per ketye ndryshim rrenjesor presidentin e Liges Adriano Galianin.

Liga e re e menduar te krijohet si zevendesuesja e Serie A, do te funksionoje ne formen e nje shoqerie aksionere. Aktualisht te ardhurat nga e drejta televizive te kampionatit italian 99% vijne nga Serie A dhe si rrjedhoje presidentet e skuadrave te kesaj kategorie kane kerkuar shkeputjen nga Seria B, e cila sipas tyre thjesht perfiton nga skuadrat e Serie A.

Sipas 19 presidenteve kryengrites, kjo shkeputje do te jete nje rritje vlerash ne cdo kendveshtrim edhe per kategorine e dyte, e cila do te jete gjithmone nje suport per Ligen Superiore.  



_____________________________________________________________

GATTUSO: ENDE NUK JAM GATI PËR LOJË      
 

 
 ImageMesfuhsori i Milanos, Gennaro Gattuso, ka filluar me stërvitjet që nga java e kaluar pas një kohe të gjatë qëndrimi jashtë fushave të blerta, mirëpo ai ka deklaruar se akoma nuk është i gatshëm për lojë. “Më janë dashur gjashtë muaj që të shërohem dhe tash kam filluar të stërvitem. Dalëngadalë po e kthej nivelin tim të lojës, mirëpo kjo merr kohë. Po e ndjej që gjuri im ende nuk është gati”, ka thënë “shkatërruesi” për “tuttomercatoweb”. Parashikohej që 31-vjeçari të luante në ndeshjen kundër Juventusit më 10 maj, por këto deklarata e vënë në dyshim paraqitjen e tij në këtë derbi.

_____________________________________________________________

Cana: Manchester United do ta fitoje Champions      
 
Cana: Manchester United do ta fitoje Champions
Per Lorik Canen, futbollisti shqiptar i Olimpikut te Marsejes, do te jete Manchester United skuadra qe do ta fitoje per te dytin vit radhazi titullin e kampionit te Evropes (Champions League).

Nje gje te tille ai e ka bere publike ne faqen e zyrtare te klubit, ku u eshte pergjigjur "online" disa prej pyetjeve te fansave te Marsejes.

"Sipas mendimit tim, Manchester do ta fitoje serish Champions League, iu pergjigj kapiteni shqiptar pyetjes se "Nicozo82".

Po ashtu, Cana ka dhene shpjegime edhe ne lidhje me ecurine e Shqiperise, apo te ardhmen e nje kombetareje te mundshme te Kosoves. "Me Shqiperine nuk kemi me shanse te shkojme ne Boterorin 2010, sqaroi Cana pyetjen e ‘Pauline86‘. U nisem mire
ne grupin tone, por pesuam 3 humbje radhazi. Nuk kam pasur mundesi te luaj rregullisht. Do te jem i pezulluar per ndeshjen e ardhshme ndaj Danimarkes. Nuk eshte e lehte ne nje grup me Portugaline, Suedine, Danimarken. Synojme te mbledhim maksimumin e pikeve".

Nderkohe qe, kur i eshte kerkuar ne e terheq ideja per nje kombetare te Kosoves, mesfushori 25-vjeçar ka theksuar: "Personalisht une ndjehem teresisht shqiptar. Kosova eshte me 90 per qind te popullsise shqiptare, ndaj ne ndihemi shqiptare para se gjithash. Per ne, ekipi kombetar eshte Shqiperia, ndaj nuk e vrasim mendjen me shume se kaq".



_____________________________________________________________

Domenech kritikon Ancelotti-n per mesfushorin Gourcuff      
 

Domenech kritikon Ancelotti-n per mesfushorin Gourcuff
Raymond Domenech hidhet ne sulm kunder kolegut Carlo Ancelotti. Tekniku i kombetares se Frances ka dhene nje interviste per revisten “So Foot”, duke e kritikuar numrin nje te stolit te Milanit per ceshtjen e mesfushorit te talentuar, Yoann Gourcuff, i cili eshte dhene ne forme huaje tek skuadra franceze e Bordose.

 

“Eshte nje lojtar i madh por menderisht i dobet”, tha pak kohe me pare Ancelotti, duke ngjallur zemerimin e Domenech. “Nje lojtar qe masakrohet ne menyre te tille nga trajneri nuk mund te gjeje asnje motivim. Ancelotti e gjykon ne nje kontekst te vecante dhe ndoshta per te nuk ishte i matur. Gourcuff eshte vetem 22 vjec dhe ka shume pune per te bere qe te permiresohet, prandaj ajo qe thote Ancelotti nuk ka asnje kuptim. Eshte e rende dhe ne nje kendveshtrim edhe e pandershme”, thekson tekniku i nenkampioneve te botes.

Yoann Gourcuff ka treguar rritje ne lojen e tij gjate sezonit te fundit, duke u bere lideri i Bordose e cila ndodhet vetem 2 pike larg Marsejes se vendit te pare. Ne ndeshjen e fundit ndaj Renes, ai shenoi dy gola te mrekullueshem, duke i dhuruar nje fitore gati te pabesueshme 3-2 skuadres se tij qe luajti pjesen me te madhe te takimit me 10 lojtare.



_____________________________________________________________

Bufon: Me kritikojne sa here pesoj gol
     
 

Bufon: Me kritikojne sa here pesoj gol
Momenti negativ qe po kalon Juventusi konfirmohet edhe nga fjalet e Xhanluixhi Bufon.

 

 

Se fundmi jane ngritur shume dyshime per te ardhmen e “gardianit” te Kombetares italiane, nga shitja e te cilit klubi mund te perfitoje fonde te mjaftueshme per te afruar 2-3 futbolliste cilesore. Ne kolonat e francezes “L'Equipe”, portieri bardhezi deklaroi: “Prej gjashte muajsh vetem po me kritikojne sa here qe ekipi kundershtar shenon. Ne situaten e krijuar duket sikur nuk me lejohet me te pesoj asnje gol... gjithsesi nuk kam arritur ta mbaj rrjeten te paprekur. Po, kjo situate eshte problematike. Jam 31 vjeç dhe e kuptoj kur gaboj, ose kur nuk e ndiej veten ne forme optimale. Mjafton te shihni paraqitjet e mia. E verteta eshte se ne 18 ndeshje te kampionatit kam bere tete apo nente pritje decizive, askush nuk mund te thote se Juventusi ka humbur per shkakun tim”. Bufon ka folur edhe per te ardhmen, duke theksuar se nuk e ka te sigurt qendrimin me bardhezinjte. Gjithsesi, nese drejtuesit e klubit do te perforconin ne menyre te ndjeshme kontingjentin, ai mund te vendose ta vazhdoje aventuren ne Torino. “Kam kontrate me klubin deri ne vitin 2013, ka ende kohe per te folur rreth se ardhmes, shtoi ai. Me pare duhet te presim dhe te shohim se çfare skuadre do te kemi gjate sezonit te ardhshem.

Shpresoj te jete me cilesore, per te luftuar si te barabarte me rivalet tona. Momentalisht kerkoj te kuptoj plotesisht ate qe do te ndodhe ne klub dhe me pas do te marr vendimin me te mire”. Perforcimi i pare i Juves mund te jete mbrojtesi veteran, Fabio Kanavaro. “Ardhja e tij do te me gezonte pa mase. Ai mbetet nje lojtar i madh dhe nese skuadra pretendon te ngjitet ne maje, eshte e nevojshme te afrohen futbolliste te ketij kalibri”, komentoi Bufon.

Numri 1 i bardhezinjve doli ne mbrojtje te trajnerit Klaudio Ranieri. Duke analizuar situaten ne kampionat, me Milanin qe i ka rrembyer vendin e dyte Juventusit, Bufon tha: “Natyrisht qe nuk mund te jemi te kenaqur me rezultatet e muajit te fundit, por nuk mund te fajesohet Ranieri.

 


_____________________________________________________________

Lorik Cana, Liverpuli mendon per shqiptarin      
 

Lorik Cana, Liverpuli mendon per shqiptarin
Ne prag te merkatos verore ka filluar valsi i emrave qe permenden per te levizur nga njera skuader ne tjetren.

 

Skuadra e Juventusit, pasi ka humbur shpresat per titull dhe po e cileson si te deshtuar kete sezon, po mendon per te perforcuar skuadren per te ardhmen. Nje nder synimet e kesaj skuadre eshte Ksavi Alonso i Liverpulit.

Ne rast largimi, duket se trajneri Benitez ka gjetur zevendesuesin, sipas mediave britanike ai eshte prononcuar se zevendesuesi ideal i Alonsos eshte pikerisht mesfushori i perfaqesueses shqiptare dhe kapiteni i Marsejes, Lorik Cana. Kontakti duket se ka filluar mes trajnerit te Liverpulit Benitez dhe Budevinj Zenden i cili ka marredhenie me shqiptarin.

Flitet per nje shifer prej 10 milion sterlinash, nje shifer qe duket te jete sa dyfishi qe ka ofruar Arsenali nje vit me pare. Megjithate vete Lorik Cana ne intervisten qe ka dhene per Top Channel ka deklaruar se kete vere do te largohet nga Marseja nese do te fitoje nje trofe apo nese do te kete nje oferte bindese nga ndonje skuader e madhe.

Ky duket te jete rasti edhe pse Lorik Cana eshte imazhi i skuadres se Marsejes dhe nder personazhet me te dashur per presidentin dhe trajnerin Gerets.

 


_____________________________________________________________

ZAIDANE I RI PO RILINDË      
 


 
ZIDANE i ri po rilinde skruan gazeta farnceze L"EQUIPE per lojtarin e AC MILAN te huazuar te BORDEAUX  i cili ne ndeshjen e te merkures mbrema ndermjet RENNES dhe BORDEUX e perfunduar 2 me 3 shenoi dy gola te vlefshem njerin prej te cileve ne minuten e 90 kur rezultati ishte 2 me 2.Me tutje gazeta franceze citon arritjet e ketij sezoni te lojtarit i cili ka shenuar 9 goladhe 9 asistime  ne ligen francez 2 gola dhe 2 asistime ne champions league 1 gola dhe 1 asist ne finales e kupes se liges qe bordeux e fitoi 4 me 0 kunder sukadres VANNES si dhe ka shenuar 1 gol dhe ka asistuar tri her ne kombetaren e frances thjesht lojtari ka rilindur ne faneln e BORDEAUX dhe ne vitin tjeter do te kthehet te AC MILAN per te zevendesuar  CLARENCE SEEDORF i cili do te largohet  sezoni e ardhshem perfundon gazeta franceze.

_____________________________________________________________


       
 
 

 
  Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free