WELCOME GASHI
  SHOW BIZ
 




No Doubt rikthehen pas 5 vjetesh mungese

28/04/2009 18:40

No Doubt rikthehen pas 5 vjetesh mungese
Pese vjet pas turneut te fundit dhe publikimit te albumit "Rock Steady" qe fitoi tre disqe platini, No Doubt rikthehen te bashkuar.

 

Gwen Stefani ka mbledhur serish grupin pas karrieres se sukseshme solistike, duke nisur punen per incizimin e albumit "Stand and deliver", ndersa debutimi ne skene do behet ne daten 2 maj ne Atlantic City. Stefani, tashme mama, kthehet ne origjine ku do kendoje ne nje skene me Tom Dumont, Tony Kanal dhe bateristin Adrian Young.

Katershja e famshme ka pushtuar kopertinen e revistes “Spin”. “Nuk e kam aspak idene se cfare vlere kemi ne publik. Deri para pak kohesh zhvillova turne e vetme dhe ne cdo koncert biletat u shiten te gjitha”, shprehet Gwen, e cila do udheheqe No Doubt ne cdo cep te SHBA-se.

“Mund te shfrytezojme ngarkesen qe te japin koncertet per te hedhur ndonje ide ne album. Te shkruash nje kenge, shpesh here eshte nje proces torturues. Shpesh here me kap paniku se nuk do t’ia dal dot mbane”, vijon liderja, sipas se ciles, ky rikthim mund te personifikoje edhe fundin e ekzistences se grupit. 








Vidhen foto intime te Carla Brunit

29/04/2009 13:55

Vidhen foto intime te Carla Brunit
Vidhen rreth 100 foto familjare te zonjes se pare franceze, Carla Bruni.

Naten e se dieles, ndersa ndodhej per vizite zyrtare ne Spanje me bashkeshortin Nicolas Sarkozy, eshte vjedhur nje kompjuter nga shtepia e Julien Enthoven, vellait te ish-te dashurit te Bruni, Raphael Enthoven, me te cilin ajo ka edhe nje djale, Aurelien. Grabitesit kane hyre ne apartamentin ne Rue Dauphine ne Paris, permes nje dritareje. Pervec kompjuterit laptop jane grabitur edhe nje kamera dixhitale dhe disa materiale videoje.

Policia franceze ka nisur hetimet dhe thote se fotot qe gjendeshin ne kompjuter ishin personale, qe i perkisnin kohes kur Carla jetonte me francezin dhe te birin. Cifti, qe ka nje djale 7-vjecar, u nda ne vitin 2006. Sipas policise, behet fjale per nje vjedhje te zakonte, por kjo nuk ka zbehur thashethemet e perhapura ne revistat franceze dhe britanike, per ekzistencen e fotove intime te zonjes se pare franceze.

Sipas tyre, grabitesit ndoshta kishin informacione per foto kompromentuese. Vitin e kaluar nje foto nudo e Brunit gjate kohes qe punonte si modele, eshte shitur per 91 mije dollare nga shtepia e ankandeve, Christie’s.












Madonna surprizon Guy, do mbaje femijet per 3 muaj

30/04/2009 11:40

Madonna surprizon Guy, do mbaje femijet per 3 muaj
Madonna dhe Guy Ritchie kane arritur me ne fund nje armepushim, persa i perket ceshtjes se femijeve. Kengetarja e ka lejuar ish-bashkeshortin te kujdeset per femijet e tyre per tre muaj.

Guy do te mbaje djalin 8-vjecar Rocco dhe djalin tjeter te adoptuar ne Malavi, David Banda, 4 vjec, gjate muajve te veres, ndersa mbreteresha e popit do te jete e angazhuar ne nje turne europian.

Surpriza per regjisorin vjen disa jave pasi Madonna fitoi nje te drejte, qe djemte te kene SHBA-ne shtepine e tyre te perhershme.  

“Guy eshte shume i lumtur dhe pret me padurim t’i kete femijet per tre muaj te plote. Ai eshte cuditur me bujarine e Madonnes”, tha nje burim. 40-vjecari po rinovon shtepine ne Wiltshire qe dikur e ndante me ish-gruan, ne pritje te mberritjes ne qershor te Rocco dhe David.










Jennifer Aniston, se shpejti mama
Jennifer Aniston nuk e ka ngritur ende nje familje sipas parimeve moderne por ajo mendon ta nise nga femija.



Kine, piktura me pllaka hekuri

Dy vellezer ne Kine treguan se edhe nje pllake hekuri mund te sherbej per te pikturuar. Por ne kete rast ne vend te penelit duhet te perdoret cekici dhe nje dalte per metale me te forte se hekuri.

Revolucioni kulturor kinez ne vitet 50-te ua ndaloi vellezerve te realizonin performancat e tyre.

Keshtu qe duhet te kalonin shume kohe para se ata t’i ktheheshin endrres.

10 vjet iu desh per te permiresuar teknikat e punes, ndersa pas cdo ekspozite ata shperblehen shume mire. Veprat e tyre shiten nga 1500 deri ne 3 mije dollare secila



Big Brother, Arjoni dhe Eltoni lane shtepine

 

Pas eleminimit edhe nje dhurate, Arjonit i eshte ofruar nje burse e plote studimi ne nje shkolle mode.

Ndersa ethet jane shtuar mes banoreve te mbetur dhe qe cuan ne eleminimin e dyte. Ai eshte Eltoni, nje nga konkurentet e rinj qe hyri ne shtepine e Big Brother.

Juna ka qene nje nder te perzgjedhurat e “Vellait te Madh”, e cila ka zhvilluar nje bisede emocionuese me te atin Virgjilin, kurse Arjani ka ndare me banoret e tjere dhe publikun emocionet dhe kujtimin e babait te tij.

Ndersa Mimoza eshte surprizuar nga dhurata e Polit, nje ish-banor ky ne edicionin e pare te “Big Brother”, ku pervecse arushit ne dhurate i jepte dhe mjaft keshilla ne lidhje me qendrimin ne shtepi.

Prova e javes eshte kaluar me sukses nga banoret, te cilet kane mesuar shume per gjuhen dhe kulturen kineze. Por gezimi i fitores nuk ka zgjatur shume sepse banoret kane nisur kandidimet.

Ne perfundim, Adelajda, Adi, Mimoza, Juna dhe Anjeza do votohen nga publiku per te zbuluar se kush prej tyre do lere javen e ardhshme shtepine. Kori i policeve te Portokallise ishin te ftuarit speciale ne kete mbremje.





Michael Jackson, frike nga fantazmat

25/04/2009 16:00

Kine, piktura me pllaka hekuri
Pikturat nuk behen vetem mbi karnavace apo edhe fasada ndertesash.

26/04/2009 10:05

Big Brother, Arjoni dhe Eltoni lane shtepine
Mbremja e se shtunes ka sjelle emocione te forta ne shtepine e Big Brother. Nga shtepia jane larguar dy konkurente dhe eleminimi i pare i Arjonit ka perlotur Anjezen.

27/04/2009 09:55

Michael Jackson, frike nga fantazmat
Michael Jackson u beson legjendave per fantazmat. Kjo eshte arsyeja qe mbreti i pop-it ka refuzuar te qendroje ne nje keshtjelle ne Kent, ndersa perpiqet te gjeje nje residence prane Londres.

Ai do te qendroje atje tete muaj pasi do te mbaje 50 koncerte ne 02 Arena. Lajmin e ka bere te ditur revista “News of the World”, sipas se ciles kengetari nuk deshiron qe femijet e tij te terrorizohen nga prania e fantazmave. Jackson i trembej qendrimit ne Foxbury Manor ne Kent, me 28 dhoma gjumi, e ndertuar ne shekullin XVIII, pasi mund te ishte e veshtire qe t’i garantohej siguria.

Ai do te paguante 1 milion strelida, kur nje video e zbuluar nga bashkepunoret e tij ne Foxbury e bindi te hiqte dore. Sipas gazetes, qellimi tani eshte qe ai te zhvendoset ne nje rezidence ne Sevenoaks, 25 km larg, qe ka nje sistem telekamerash dhe roja sigurie, dhe asnje histori qe te lidhet me dukuri paranormale.

Jackson do te udhetoje me helikopter nga 8 korriku, qe nisin koncertet.




Bullock zhvishet per here te pare ne nje film

Kinemate amerikane do shfaqin qe nga 19 qershori komedine me te fundit me protagoniste Sandra Bullock, e cila per here te pare ne karrieren e saj zhvishet plotesisht per objektivin e kameres.




E dashura e Mel Gibson, shtatzene
Thashethemet rreth fundit te marteses se Mel Gibson nuk kane te mbaruar. Se fundi mesohet se ish-gruaja e Gibson ka vendosur te kerkoje divorcin, pasi ka mesuar se e dashura e tij ruse eshte shtatzene. Lexo te plote
page
Rihanna: Policia te me ktheje bizhute 1 milion dollare
25/04/2009 09:50

Rihanna: Policia te me ktheje bizhute 1 milion dollare
Kater argjendare, qe i kishin huazuar Rihannes bizhuteri me vlere 1 milion dollare per mbremjen e cmimeve Grammy, nuk i kane marre ende ato.

Aktores iu sekuestruan bizhute gjate nates se shoqerimit ne policine e Los Anxhelos, pas incidentit me te dashurin Chris Brown. Qe prej asaj dite Rihanna eshte perpjekur te marre aksesoret, qe u mbajten si prove ne hetim, por nuk ka mundur.

Avokati i kengetares ka derguar nje kerkese ne gjykate per kthimin e bizhuterive, nje pale vathe me gure te bardhe, si dhe tre unaza.

Sipas nje burimi, per mbremjen e cmimeve ku ajo mungoi, Rihanna kishte huazuar edhe nje fustan Gucci, te cilin gjithashtu nuk e ka kthyer.

Beyonce prezanton filmin “Obsessed”
24/04/2009 19:10

Beyonce prezanton filmin “Obsessed”
Beyonce Knowles prezanton filmin e saj me te fundit me titull, “Obsessed”.

 

E veshur me nje fustan te erret, ish pjesetarja e  Destiny's Child eshte shfaqur me ne forme se kurre. Nderkohe, ajo po punon shume edhe ne frontet e tjera pasi po promovon kengen me te fundit “Halo”, ndersa po pergatit turneun boteror qe do startoje nga Zagrebi ne 26 prill.

Persa i perket anes sentimentale, gjithcka shkon ne rregull. Ajo sapo ka festuar perjetorin e pare te marteses me kengetarin e muzikes hip hop, Jay Z, cka konfirmon formen e shkelqyer qe pasqyron ne skene ne ne sheshin e xhirimeve.

Mischa Barton pushton shesh-xhirimet
24/04/2009 18:35

Mischa Barton pushton shesh-xhirimet
Moment i arte per karrieren e aktores amerikane, Mischa Barton e cila po shton me nje shpejtesi mararmendese koleksionin e filmave ne te cilet shfaqet si protagoniste.

 

Ajo sapo ka perfunduar xhirimet e filmit "Homecoming", ndersa ka marre pjese edhe ne 5 filma te tjere; "Upstate", "The Science of Cool", "A Beautiful Life", "Don't Fade Away" dhe "Bhopal: Prayer for Rain". Ne nje artikull te “Genlux Magazine” vihet ne dukje gjenialiteti i Barton dhe suksesi qe ajo po korr vitet e fundit ne boten hollivudiane.

Ne kete artikull, Mischa shfaqet edhe ne disa foto bardh e zi, te inspiruara nga filmi "Blow-Up". “E di se thone shume gjera rreth meje. Nje here degjoj se jam anoreksike, ndersa heren tjeter jam obeze. Cdo here qe dal xhiro, perfundoj ne faqet e para si dikur qe me fotografuan celulitin”, shprehet bukuroshja amerikane ne intervisten dhene per revisten ku ka pozuar ne mes te disa modeleve.

Cifti Gibson, divorcin me te shtrenje te Hollywood
24/04/2009 12:05

Cifti Gibson, divorcin me te shtrenje te Hollywood

Mel Gibson duket se do te vendose nje rekord te ri ne Hollywood. Ate te divorcit me te kushtetueshem ne historine e tij.

Ndarja me bashkeshorten Robin mund t’i marre atij edhe nje pjese te mire te pasurise, e cila shkon pertej 600 milione dollareve, madje sipas disa burimeve te tjera, shifra eshte shume prane miliardit.

Mediat thone se financat e Gibson nuk i perkasin vetem atij ndaj duhet te ndahen me ish-gruan, me te cilen kaloi shume vite jete bashkeshortore.

Ish-zonja Gibson mund te marre gjysmen e fitimeve te marteses. Ne filmin “Pasioni i Krishtit”, aktori ka fituar 600 milione dollare. 


Mashtrimi i Hilton me syte ngjyre blu
23/04/2009 18:50

Mashtrimi i Hilton me syte ngjyre blu

Paris Hilton me sy blu? Gjithcka eshte nje mashtrim i vertete pasi pasardhesja e dinastise milionere ka vendosur lente me ngjyre te theksuar blu, secila prej te cilave kushton 150 dollare.

 

Kete e ben te ditur revista gossip “Ok!”, duke shtuar se syte origjinale te Hilton jane ngjyre kafe por ajo eshte fiksuar pas ngjyres se detit.

“Paris mban lente kontakti me ngjyre prej disa vitesh. Ka nje ngjyre te perqendruar dhe efekti qe jep tek syte e saj eshte shume i madh. Cdo lente kushton 150 dollare dhe ajo blen ato qe durojne me shume se nje here”, thote nje burim i brendshem i familjes se famshme amerikane.

Victoria: David mashkulli me i bukur ne bote
23/04/2009 18:20

Victoria: David mashkulli me i bukur ne bote

Victoria dhe David Beckham kane lidhur kurore prej gati nje dekade por dashuria per njeri-tjetrin nuk ka shteruar ende, madje shpesh here eshte me pasionante se ne fillim.

 

Gjate nje interviste, Posh ka leshuar deklarata dashurie per bashkeshortin e saj, duke pergenjeshtruar zerat per nje krize te mundshme ne cift.

“Jam vertet e kenaqur dhe e lumtur. Ndiejme te dy te njejten gje. David eshte nje baba dhe nje burre i mrekullueshem”, shprehet ish pjesetarja e grupit Spice Girls.

Duke folur per  promovimin e linjes Armani nga bashkeshorti i saj, ajo ka theksuar: “Fotot perfaqesojne realitetin. Eshte vertete mashkulli me i bukur ne bote”. 

 Nudo ne park, pranga kengetarit japonez
23/04/2009 12:55

Nudo ne park, pranga kengetarit japonez

Japonia eshte zgjuar sot me lajmin se nje kengetar i njohur i muzikes pop ka perfunduar ne pranga per akte te turpshme ne publik.

Tsuyoshi Kusanagi, 34 vjec, eshte arrestuar pasi eshte gjetur nudo dhe ne gjendje te dehur ne nje park te Tokios. Arrestimi ndodhi ne lagjen e njohur Akasaka te kryeqytetit. Pjesetari i grupit 'Smap' eshte njeheresh edhe aktor i njohur.

Forcat e rendit u njoftuan nga disa banore te zones se nje person therriste fjale pa kuptim. Pasi eshte pyetur nga policia, ai ka treguar se kishte pire alkool dhe nuk kujtonte c’kishte ndodhur me pas.

Kengetari rrezikon te denohet me 6 muaj burg dhe nje gjobe 2350 euro. Kusanagi eshte shume i njohur edhe ne Korene e Jugut, ku lajmi beri buje. Ne Japoni ai eshte protagonist i shume spoteve televizive. Pak ore pas arrestimit Toyota pezulloi nje fushate publicitare, ndersa u nderprene ne televizion edhe reklamat me fytyren e tij.

 

Cheryl Cole, femra me seksi e vitit 2009
23/04/2009 11:40

Cheryl Cole, femra me seksi e vitit 2009
Cheryl Cole

Cheryl Cole, kengetarja britanike e grupit “Girls Aloud” eshte shpallur femra me seksi e vitit 2009. Vleresimi eshte bere nga 10 milione lexuesit e revistes FHM nga e gjithe bota.

25-vjecarja ka lene pas fituesen e vjetshme, aktoren Megan Fox. Ne vendin e trete u rendit aktorja Jessica Alba, e pasuar nga Britney Spears, Keeley Hazell, Adriana Lima, Elisha Cuthbert, Kristen Kreuk, Anna Friel dhe Freida Pinto.

Ne renditje ishin edhe bashkeshortja e Sarkozy, Carla Bruni ne vendin e 40-te dhe aktorja Eva Longoria ne vendin e 41-te. Surprize ishte mungesa e Paris Hilton dhe Jennifer Lopez.

Cole, qe kete muaj u vleresua edhe nga revista “Glamour” si femra qe vishet me bukur, ne renditjen e vjetshme te sondazhit ndodhej ne vendin e shtate.

Goldberg: Swayze nuk ka hequr dore nga “lufta”
22/04/2009 19:25

Goldberg: Swayze nuk ka hequr dore nga “lufta”

Whoopi Goldberg, e cila ka interpretuar bashke me Patrick Swayze ne filmin “Ghost” te vitit 1990 ka dhene nje interviste per “US Magazine”, duke dhene informacione rreth shendetit te aktorit, i cili eshte prekur nga semundja e kancerit.

 

Sipas Goldberg, miku i saj po ben te pamunduren per ta kaluar kete periudhe dhe eshte shume optimist. Swayze vuan qe prej nje viti nga kjo semundje qe i ka prekur pankreasin dhe aktualisht ai po shkuan nje liber me kujtime. 56 vjecari ka qene protagonist ne filma legjendare si "Dirty Dancing" e "Point Break", ndersa kohet e fundit ka marre pjese ne serialin "The Beast".

Ne vijim te intervistes, Goldberg ka pranuar se Swayze po lufton kunder semundjes, por shtoi se asgje nuk eshte percaktuar pasi nuk dihet se si do evoluoje. Fotot e fundit e tregojne aktorin te dobesuar shume, ndersa mesohet se ai nuk ka hequr dore nga terapia, ashtu sic ishte bere e ditur kohet e fundit.

 

 
  Today, there have been 1 visitors (4 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free