WELCOME GASHI
  LIFESTYLE
 
Diabeti? Varet nga stili i jeteses
28/04/2009 20:20

Diabeti? Varet nga stili i jeteses
Nje studim i koheve te fundit zbulon lidhjen mes stilit te jeteses dhe diabetit te grades se dyte qe mendohet se ndikohet shume nga menyra e te jetuarit tek nje njeri pas moshes 65 vjecare.

 

Nje grup kerkuesish ne “Harvard School of Public Health” te Bostonit. Ne studim kane marre pjese rreth 4800 gra e burra mbi 65 vjec, jetesa e te cileve eshte studiuar per 10 vjet. Ne momentin e fillimit te studimeve, asnje prej te moshuarve nuk vuante nga diabeti, ndersa 337 prej tyre u semuren pasi kishin te njejtin stil jetese.

Sipas studimit te publikuar ne “Archives of Internal Medicine”, shkaktaret kryesore te shfaqjes se diabetit jane, aktiviteti i ulet fizik, dieta e crregullt, duhani dhe alkooli. Nese keto faktore nuk merren parasysh, atehere mundesia per tu prekur nga deiabeti pas kesaj moshe, eshte 89 % me e larte tek ata persona qe nuk i rrespektojne normat.

 








Arrestohet gruaja, bente seks te zhurmshem

29/04/2009 09:45

Arrestohet gruaja, bente seks te zhurmshem
Nje grua angleze 48-vjecare, Caroline Cartwright, ka perfunduar ne burg, pasi kishte injoruar nje urdher, qe nuk e lejonte te bente zhurme gjate raporteve seksuale me bashkeshortin.

Fqinjet e saj ishin ankuar disa here tek autoritetet se shtrati i ciftit perplasej me zhurme pas murit, ndersa degjoheshin edhe zhurma te padurueshme. Qe prej 17 prillit, Caterine ishte urdheruar te ishte e qete gjate kohes qe kryente marredhenie me te shoqin. Por tre here brenda 10 diteve gruaja ka shqetesuar fqinjet, madje ne oret e para te mengjesit.

Policia konstatoi se ishte thyer urdheri dhe arrestoi gruan, qe do te qendroje pas hekurave deri me 5 maj. Me pas ajo do te dale ne gjyq ne Sunderland. Fqinjet kane treguar se kjo gjendje zgjaste qe prej dy vjetesh. Pas ankesave autoritetet vendosen pajisje regjistrimi ne apartamentin ngjitur me ate te ciftit.

Ne 23 regjistrimet qe u degjuan ne gjykate, perplasjet dhe pasthirrmat ishin qartesisht te degjueshme.










Aspirina ul rrezikun e kancerit tek 40-vjecaret

29/04/2009 12:55

Aspirina ul rrezikun e kancerit tek 40-vjecaret
Perdorimi i aspirines nga 40-vjecaret redukton rrezikun e prekjes nga kanceri.

Marrja e ilacit ne kete moshe, perpara asaj kur zhvillohet kanceri zakonisht, sipas shkencetareve minimizon rrezikun dhe parandalon shfaqjen e semundjes edhe per te pakten 10 vjet te tjere.

Tashme njihet roli i aspirines per semundjet e zemres, por nga ana tjeter ajo rrezikon shfaqjen e ulceres dhe gjakderdhjen e brendshme. Sidoqofte, sipas kerkuesve britanike te Kancerit perdorimi i rregullt i saj ne parandalimin e semundjes, nuk mund te rekomandohet ende per shkak te efekteve anesore.

Ne studimin e publikuar ne revisten “Lancet”, thuhet se me pare u duhet dhene pergjigje shume pyetjeve.




Rusi, gare per te debuar dimrin

Te apasionuarit e skive i uruan mireseardhjen pranveres duke vrapuar thuajse te zhveshur.

Ky eveniment i vecante shenon pervjetorin e dhjete dhe pjesemarresit jane shume entuziaste pavaresisht temperaturave nen zero.

Per femrat pjesemarrese distanca qe duhet te pershkonin ishte 2.5 kilometra.







Bebet nuk duhet te flene ne shtratin e prinderve

30/04/2009 09:30

Rusi, gare per te debuar dimrin
Ne Rusi pranvera vjen me vone se ne Europe dhe per ta pritur ate njerezit kane gjetur ne menyre origjinale. Ata jane zhveshur dhe kane vrapuar ne debore, per t’i treguar dimrit se koha e tij tashme ka kaluar.

30/04/2009 08:05

Bebet nuk duhet te flene ne shtratin e prinderve
Ekspertet thone se prinderit qe kujtojne se i mbrojne femijet e sapolindur duke i marre ne krevatin ku ata flene, jane totalisht te gabuar. Bebet jo vetem qe nuk mbrohen, po rrezikojne jeten duke ndare shtratin me prinderit, ndaj vendi me i mire per ta eshte krevati i vogel.

Mjeket britanike arriten ne kete konluzion duke pare te dhenat e dy kerkimeve mbi vdekshmerite e papritura te foshnjeve.

Duke analizuar vdekjen e 15 bebeve ne nje hark kohor prej tre vitesh, 7 foshnje kishin nderruar jete ndersa flinin ne shtratin e prinderve, ndersa dy vdiqen pasi i kishte zene gjumi ne divan me nje prej prinderve.

Rreziku


50 perqind e vdekjeve ne gjume ka ardhur si pasoje e qendrimit ne te njejtin shtrat mes prinderve dhe te sapolindurve.

Nderkohe sipas eksperteve, rreziku per femijet rritet gjithnje e me shume, ne rastin kur njeri prej prinderve eshte duhanpires ose konsumator alkooli.






Ndertohet aparati me 6 milione foto ne sekonde

30/04/2009 20:05

Ndertohet aparati me 6 milione foto ne sekonde
Ne Universitetin e Kalifornise eshte ndertuar aparati fotografik me i shpejte ne bote fale teknologjise “Steam”.

 

Kete arritje e ka konkretizuar profesori Bahram Jalali, sipas te cilit, aparati mund te fiksoje rreth 6 milione imazhe ne sekonde, ose me sakte, mund te beje nje fotografi ne cdo gjysme miliarde sekonde. Por ky zbulim nuk vendos nje limit, pasi shume shpejt mund te prodhohet nje tjeter aparat qe ben 10 milione foto ne sekonde.

Teknologjia Steam nuk lejon qe shpejtesia me te cilen kryhen fotot, te humbase ndricimin, cka do te thote se edhe cilesia eshte e nje niveli te larte. Mrekullia e vertete e ketij aparati eshte se ai perdor nje detektor. Nderkohe, kjo shpikje mund te sherbeje shume ne shkencen e se ardhmes, pasi mjafton te imagjinojme sa i cmueshem mund te jete aparati ne fotografimin e mekanizmave te prodhimit qelizor per te vezhguar procesin e riprodhimit te qelizave.








Lufta me derrat kthehet ne loje elektronike
E ndersa shkencetaret nuk shpresojne te gjejne nje zgjidhje te shpejte, lufta me derrat eshte shnderruar ne argument per lojerat elektronike.




U shtir e semure, por ishte ne Facebook, pushohet

Ajo kishte munguar ne pune, duke thene se ishte e semure nga migrena, por punedhenesi ka zbuluar se gruaja navigonte ne Facebook dhe e ka pushuar nga puna. “Kush eshte ne gjendje te qendroje ne Facebook, mund edhe te punoje”, ka qene motivi. Ngjarja ka ndodhur nentorin e kaluar, por eshte bere publike keto dite nga gazeta zvicerane «20 Minuten» ne versionin online.

Vajza kishte thene se per shkak te dhimbjeve te forta te kokes nuk mund te qendronte perpara kompjuterit dhe kishte nevoje te rrinte ne erresire. Por dikush nga punonjesit e tjere e ka pare ne Faceebook dhe nje jave me pas ajo eshte njoftuar se duhej te largohej nga puna. “Nationale Suisse”, nderkaq ka hedhur poshte akuzen e spiunazhit.

Kompania pergjonte punonjesit, ndersa u kishte bere atyre nje kerkese false miqesie nga nje person qe nuk ekzistonte vertete. Drejtuesit e kompanise kane thene se aktiviteti i punonjeses ndersa nuk ndodhej ne pune, eshte zbuluar rastesisht nga nje koleg. Hyrja ne rrjetin social u bllokua nga firma per punonjesit e saj.

Gruaja qe nuk mund te kthehet me ne punen e meparshme, eshte mjaftuar duke thene: Facebook per mua ka vdekur.





Seks ne kazanin e plehrave, ndalohet cifti ne Kanada

27/04/2009 09:55

U shtir e semure, por ishte ne Facebook, pushohet
Ishte shtirur si e semure per te qendruar ne Facebook dhe kjo i ka kushtuar punen nje 31-vjecareje nga Zvicra. Vajza punonte per nje kompani te njohur sigurimesh Nationale Suisse.

27/04/2009 13:00

Seks ne kazanin e plehrave, ndalohet cifti ne Kanada
Deshira e shfrenuar per te konsumuar intimitetin e tyre dhe mungesa e nje vendi per ta bere kete, e ka detyruar nje cift te beje seks brenda nje kazani plehrash.

Ngjarja ka ndodhur ne Saanich te distriktit Brithis Columbia ne Kanada. Dy te dashurit nuk kane arritur te shkojne deri ne fund te aventures, pasi jane zbuluar nga nje polic dhe kane perfunduar ne komisariat.

Djali, nje 26-vjecar me precedente penale, eshte arrestuar edhe sepse ishte shpallur ne kerkim, ndersa vajza 30-vjecare, pas marrjes ne pyetje eshte lene e lire. Policit i kishte terhequr vemendjen kazani i plehrave, pasi prej andej degjoheshin zera te cuditshem.

Ai vendosi te kontrolloje dhe zbuloi dy te dashurit te zhveshur, te perfshire nga pasioni.







New York, qyteti “mbret” i botes
Kulla Eiffel eshte monumenti modern qe ka terhequr me shume vemendje nga turistet, pasi ndaj saj jane drejtuar me shume aparate fotografike se ne ndaj cdo mrekullie tjeter ne planet



Kryesoret
Në Top Channel
Femrat franceze, me elegantet ne Europe
25/04/2009 11:25

Femrat franceze, me elegantet ne Europe
Femrat franceze jane me te hollat ne Europe, ndersa britaniket, portugezet dhe spanjollet konsiderohen me forma, edhe kur kane disa kilograme me shume.

Studimi eshte kryer nga Instituti kombetar i Studimeve Demografike ne France, qe ka vezhguar 16.300 meshkuj e femra. Pesha lidhet me moshen, politiken sociale dhe stilet e jetes ne vende te ndryshme.

Trup te holle preferojne italianet dhe austriaket, ndersa  anglezet, holandezet dhe greket preferojne te jene te mbushur. Ndryshimet jane te shumta dhe domethenese nga njeri vend tek tjetri.

Nje ne dy europiane, ose 45 perqind e tyre thone se nuk jane te kenaqur me peshen qe kane.  Vetem 5 perqind jane nen peshe dhe sipas studimit, me te pakenaqura jane femrat.  

Stokholm, te dielen zhvillohet “Beteja e trurit”
24/04/2009 20:15

Stokholm, te dielen zhvillohet “Beteja e trurit”
Diten e diele, ne Stokholm te Suedise do zhvillohet konkursi me 100 “Bill Gates” nga e gjithe bota. Finalja e ICPC-se, gara nderkombetare per programimin, e njohur si “Beteja e Trurit” do nxjerre edhe gjeniun e botes per kete vit.

 

Nje sfide e vertete ku shume finaliste vijne nga India, Rusia dhe Kina. Ne testin final do kryhen simulime kodesh ne rreth 5 ore kohe. “Do projektohet nje skyline i nje qyteti kerkimi”, shpjegon zedhenesi i kompanise IBM, Mark Guan. Gjate edicioneve te shkuara, jane dhene edhe teste qe i afroheshin me shume natyres se hakerave, si psh; hyrja ne nje sistem te mbrojtur nga pasword-e te kodifikuar.

Cmimi i pare vlen 10 mije dollare dhe do t’i jepet studentit te me zgjuar te olimpiades. Ky kompeticion nuk synon vetem te vleresoje gjenialitetin e programuesve te vecante. “Kjo do ndihmoje studentet te forcojne mendimin kritik dhe kapacitetin e bashkepunimit”, thekson Guan.

Si te lesh duhanin?! Kontrollo agresivitetin
24/04/2009 19:40

Si te lesh duhanin?! Kontrollo agresivitetin
Shkenca zbulon nje tjeter sekret per njerezit qe duan te lene duhanin. Te mesosh si te kontrollosh zemerimin eshte shume e rendesishme pasi kjo te ndihmon nese ke vendosur te mos tymosesh.

 

20 persona kane marre pjese ne eksperiment, tek te cilet eshte zbuluar se nikotina nevojitet per te zbutur garesivitetin. Shkencetaret kane individualizuar nje zone te trurit shume te ndjeshme ndaj nikotines, aty ku ka pikerisht ka fillesen edhe sjellja agresive.

Por te mesosh te kontrollosh zemerimin nuk eshte nje gje e lehte, prandaj kekruesit rekomandojne ndjekjen e kurseve te vecanta per t’i vene fre zemerimit. Kjo eshte vetem nje nga hipotezat e shumta te hedhura nga shkenceteret, te cilet nuk kane gjetur ende nje menyre efikase per t’i thene “stop” duhanit.

Studimi italian; njeriu lind i lumtur
24/04/2009 14:10

Studimi italian; njeriu lind i lumtur
Nje studim i shkencetareve italiane zbulon se njeriu lind i lumtur. Lumturia eshte ceshtje gjenetike, ndersa vetevleresimi dhe optimizmi kane baze gjenetike te njejte.

Studimi eshte publikuar ne revisten “Behavior Genetics” dhe eshte produkt i profesoreve te Universiteteve "La Sapienza" te Romes, "Bicocca" te Milanos dhe Universitetit te Stanford.

Kerkimi perfshiu 428 cifte binjakesh nje zigote dhe dy zigote, te moshave 23 dhe 24 vjec dhe perllogariti trashegimine e tipareve te konsiderueshme, qe kane qene 73 perqind per vetevleresim, 59 perqind per kenaqesine e jetes dhe 28 per optimzimin. Me fjale te tjera, aftesia per te jetuar mire trashegohet.

Kriza, bie pasuria e gjiganteve te muzikes
24/04/2009 11:55

Kriza, bie pasuria e gjiganteve te muzikes
Kriza ekonomike ka goditur edhe kengetare miliardere britanike si Paul McCartney, Elton John dhe Mick Jagger, pasurite e te cileve kane pesuar renie me 10 perqind kete vit.

Shifrat jane publikuar nga revista “Sunday Times”, qe harton cdo vit renditjen e me te pasurve. Shkak eshte bere renia e vleres se pasurive te patundshme, aksioneve dhe investimeve. Brenda nje viti te ardhurat e Elton John jane reduktuar me 26 perqind, nga 262 milione euro ne 195 milione.

Ish-pjesetari i “Beatles”, McCartney ka shenuar 12 perqind renie, ose 66 milione euro me pak. Mick Jagger, lider i “Rolling Stones” ka reduktuar kursimet ne 16 perqind, ose 211 milione euro.

Ne krye te listes se me te pasurve eshte renditur Clive Calder, ish-diskografi i di Britney Spears me 1,3 miliarde sterlina, ndersa spikat edhe emri i Judy Craymer, producente e filmit muzikor “Mamma Mia”,

Obama, me rroba banjo ne kopertinen e “Washingtonian”
24/04/2009 09:45

Obama, me rroba banjo ne kopertinen e “Washingtonian”

Nje foto e presidentit amerikan Barack Obama ne kopertinen e revistes “Washingtonian”, ka shkaktuar reagime te ndryshme.

Shefi i Shtepise se Bardhe eshte shfaqur vetem me rrobat e banjes dhe syzet e diellit, duke nxjerre ne pah gjysmen e trupit te tij. Ajo qe ka terhequr me shume vemendjen eshte fraza e shkruar prane fotos: “Our new neighbor is hot” (fqinji yne i ri eshte seksi).

Nje pjese e shtypit amerikan shkruante se admirueset e tij mund te shijojne presidentin “topless” ne edicionin e muajit maj te revistes. Presidenti nuk ka pozuar, por revista ka shfrytezuar nje foto te shkrepur gjate pushimeve te tij familjare ne Hawaii.

Nuk kane munguar as komentet e atyre qe kane thene se nuk eshte momenti per te treguar fizikun spektakolar te Obames, ne kohen e krizes ekonomike dhe te zhvillimit te dy luftrave. Ne kopertinen e revistes shkruhet: 26 arsye per te pelqyer jeten ne Washington dhe arsyeja numer dy eshte: “Our new neighbor is hot”.

Antarktide, zbulohen mikrobe 1.5 milione vjecare
23/04/2009 19:45

Antarktide, zbulohen mikrobe 1.5 milione vjecare

Akulli ka aftesi mahnitese per te ruajtur ne temperatura shume te ftohta mikrogjallesat.

 

Kete e tregon nje studim i fundit, i bere ne Antarktide ku nje grup i madh mikrobesh eshte zbuluar ne nje pjese akullnajore te kontinentit te ngrire. Mikrobet kane bere strehe ne kete pjese te planetit qe prej 1.5 milione vjetesh.

Zbulimi eshte bere nga nje grup kerkuesish te Universitetit te Harvardit, sipas te cileve, ky zbulim mund te ndihmoje shume ne kerkimet astronomike per zbulimin e jetes ne planetet e tjere te sistemit tone diellor. Mbijetesa e mikrobeve edhe ne kushtet ekstreme te Antarktides flet shume qarte; nje gje e tille ndoshta po ndodh edhe ne zonat e ngrira te Marsit por edhe henes se Jupiterit, Europa.


Mikrogjallesat u zbuluan ne nje rezervat te kripur poshte akujve te akullnajes Taylor, e famshme per ngjyren e kuqe qe merr kjo zone per shkak te mineraleve te shumllojshme. Erresira dhe i ftohti nuk kane ndikuar aspak ne zhdukjen e mikrobeve, shume te ngjashme me ato qe jetojne edhe ne ambientet me te ngrohta te planetit. 
Mbreteresha e Anglise, feste modeste per 83-vjetorin
23/04/2009 12:25

Mbreteresha e Anglise, feste modeste per 83-vjetorin

Kriza ekonomike frenoi mbretereshen e Britanise, Elizabeth nga festimet luksoze per 83-vjetorin. Ne vend te nje banketi ne dhomat e Buckingham Palace ne keshtjellen e Windsorit, monarkja ka preferuar nje vakt te lire ne shtepine e djalit te saj, Princit Edward.

Ne mbremjen e 21 prillit ne darken modeste kane marre pjese 18 persona dhe sipas nje burimi prane familjes mbreterore, disa prej tyre nuk preferuan te pijne. Ne menune e darkes perfshihej gjoks pule i mbushur me speca te kuq dhe krem brulee.

Sipas burimit, mbreteresha e kishte bere te qarte se nuk donte festime te fryra edhe kur te festoje zyrtarisht ditelindjen ne 13 qershor. Ditelindja e mbretereshes festohet dy here ne vit, nje here privatisht diten e lindjes dhe heren e dyte ne qershor. 
Zbulohet binjaku i Tokes?
23/04/2009 12:05

Zbulohet binjaku i Tokes?

Astronomet kane zbuluar ditet e fundit nje planet te ri, jashte sistemit tone diellor.

Planeti eshte shume i vogel, por ajo qe ka ngjallur interesimin e tyre eshte fakti se ai ngjan shume me Token.

I pozicionuar ne konstelacionin Peshorja, planeti eshte dy here me i madh se Toka. Shkencetaret thone se jeta atje eshte e pamundur, pasi orbita e planetit eshte shume afer me yllin Gliese 581.

Percaktimi u be nga nje ekip nderkombetar kerkuesish, te cilet perdoren nje teleskop 3.6 metra ne La Silla, ne Kili.

“Ky eshte planeti me i vogel i zbuluar. Jemi nje hap larg gjetjes se binjakut te Tokes”, u shpreh Michel Mayor nga Observatori i Gjeneves.

 

 
  Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free