WELCOME GASHI
  LAJME
 

e pabesushme
ne nje vend malor ne kosov nga malet e sharrit eshte gjindur nje gjysm-anakond e cila sylmoi dy njerz po fatmirsisht plaget nuk qen te renda

Jordani, Papa: Dialog me hebrejte e myslimanet

08/05/2009 14:40

Jordani, Papa: Dialog me hebrejte e myslimanet
“Te vazhdoje dialogu me hebrejte dhe myslimanet”. Kete ka deklaruar Papa Benedikti XVI, me te mberritur ne fjalimin e tij ne aeroportin e Amanit ne Jordani.

Ati i Shenjte tha se mbrojtja e lirise fetare dhe te drejtave te njeriut eshte po aq e rendesishme edhe ne Lindjen e Mesme sa ne pjesen tjeter te botes. Papa vleresoi perpjekjet e Jordanise per gjetjen e nje zgjidhjeje te konfliktit izraelito-palestinez.

Papa tha se dialogu me hebrejte pavaresisht keqkuptimeve, duhet te vazhdoje dhe ky progres mund te ndihmoje ne arritjen e paqes. Papa nxiti te krishteret qe jetojne ne token e shenjte dhe ne Lindjen e Mesme te qendrojne te tokat e tyre.

Ai shtoi se ata jene pjese e rendesishme e ketyre vendeve. “Shpresoj qe te krishteret te inkurajohen per te qendruar ne vendet e tyre dhe te japin kontributin per paqen”. Nderkohe, Izraeli ka kerkuar qe Papa ta denoje mohuesit e Holokaustit.





Greva e seksit, nje burre kenian kerkon demshperblim

09/05/2009 09:30

Greva e seksit, nje burre kenian kerkon demshperblim
Nje prej aktivisteve te greves
Vendimi i grave keniane per te zhvilluar nje greve seksi nuk eshte pritur mire nga bashkeshortet e tyre.

Nje kenian ka kerkuar demshperblim per demet e shkaktuara per shkak te refuzimit te se shoqes per te kryer marredhenie. Ndonese greva perfundoi diten e merkure, burri ende eshte i zemeruar. "Qe pas hyrjes ne greve, ime shoqe me ka mohuar te drejtat si bashkeshort dhe kjo me ka shkaktuar ankth dhe pagjumesi”, ka treguar keniani.

Greva u shpall nga shoqatat feministe te Kenias, ne perpjekje per te detyruar meshkujt t’i jepnin fund luftes politike dhe per te zbatuar reformat ekonomike dhe politike.

Organizatoret thane se greva rezultoi e suksesshme dhe nismes se tyre iu bashkua edhe bashkeshortja e kryeministrit Raila Odinga.





Shkruante sms, shoferi plagos 49 persona

09/05/2009 09:30

Shkruante sms, shoferi plagos 49 persona
Pakujdesia e drejtuesit te njerit prej dy tramvajeve ne SHBA, per pak sa nuk ka shkaktuar viktima.

Nga perplasja e dy tramvajeve kane mbetur te plagosur 49 persona ne Boston. Njeri prej dy shofereve ka treguar gjate marrjes ne pyetje ne polici se ne momentin e perplasjes, ishte duke shkruar nje sms ne celular.

Si pasoje e aksidentit, eshte plagosur rende drejtuesi i tramvajit tjeter.





Gripi A, Meksika terheq skuadrat nga kompeticionet

09/05/2009 09:10

Gripi A, Meksika terheq skuadrat nga kompeticionet
Shqetesimi per perhapjen e semundjes se gripit te derrave ka perfshire edhe boten e sportit. Polemikat per virusin kane shkaktuar termet ne futbollin meksikan.

Federata meksikane e Futbollit ka urdheruar terheqjen e skuadrave te saj nga kompeticione nderkombetare, si nga turneu i Kupes Libertadores, si dhe te skuadres kombetare nga Kupa e Amerikes se Jugut dhe Kupa e Amerikes.

Vendimi erdhi pas polemikave per terheqjen e skuadrave Chivas Guadalajara dhe San Luis nga Kupa Libertadores, pas refuzimit te 16 skuadrave te tjera per te luajtur ne Meksike, per shkak te pasigurise nga semundja.




Momentet e fundit te jetes se Freddie Mercury

08/05/2009 18:05

Momentet e fundit te jetes se Freddie Mercury
Per here te pare pas 18 vjetesh, miku me i ngushte i Freddie Mercury, Peter Freestone, i cili i qendroi afer gjate 12 viteve te fundit te jetes, rrefen momentet e fundit te yllit te muzikes rock, i cili mbylli syte ne 24 nentor te vitit 1991 pasi ishte prekur nga virusi HIV/AIDS.

Ne nje interviste ekskluzive dhene per revisten “Panorama”, Freestone shprehet se Mercury e ka jetuar jeten ne maksimum deri ne momentin qe mori fryme per here te fundit. “Nuk kthehej ne shtepi asnjehere para ores 5. Adhuronte baret gay dhe ndonjehere pinte edhe kokaine”, shprehet ai, duke shtuar se sa here qe i jepej mundesia, Freddie nuk e refuzonte as duhanin dhe vodken.

“Pashe gjoksin e tij qe nuk levizte me dhe dhe atehere e kuptova se Freddie Mercury i tha mjaft kalvarit te gjate”, rrefen miku i kengetarit. Peter Freestone vazhdon te tregoje se ne momentin qe mori vesh per semundjen, lideri i Queen u merzit shume pasi mendonte se kishte ende shume per te dhene ne muzike. “Ajo qe me ben te vuaj me shume eshte se AIDS do me pengoje te nxjerr jashte gjithe muziken qe kam brenda”, tha Freddie.

“Ai iku nga pak cdo dite, deri ne momentin qe gjendja ishte e pashprese dhe kishte hequr dore nga cdo kure. Isha aty ne krah te tij kur filloi te me shikonte. Mori fryme thelle sikur donte te mbante nje fjalim te gjate dhe me tha: Peter, faleminderit per gjithcka”, perfundon rrefimin trondites miku i mitit te muzikes rock.





Rusia: Ne gjirin e NATO-s, komplot ndaj Obames

08/05/2009 18:25

Rusia: Ne gjirin e NATO-s, komplot ndaj Obames
Nuk perjashtohet mundesia qe ne gjirin e NATO-s te pergatitet nje komplot kunder presidentit amerikan Barack Obama, nga persona te lidhur me administraten Bush.

Deklarata eshte bere nga ambasadori rus ne NATO, Dmitri Rogozin, i cili citohet nga agjencia “Ria Novosti”.

“Shtetet e Bashkuara po formojne nje skuader te re dhe ne te ka persona te vendosur nga administrata e meparshme, qe vazhdojne t’i binden ende vlerave te saj”, ka deklaruar Rogozin.




Topi dekreton ligjin per shitjen e OSSH-se

08/05/2009 21:55

Topi dekreton ligjin per shitjen e OSSH-se
Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka dekretuar sot disa ligje te rendesishme te miratuara me pare nga Kuvendi.

Lajmin e bejne te ditur burime prane zyres se shtypit te Presidences.

Sipas burimeve, kreu i shtetit ka dekretuar mes te tjerash edhe ligjin per miratimin e kontrates se shitjes se Operatorit te Sistemit te Shperndarjes.





Scheffer: E merituat NATO-n

08/05/2009 15:35

Scheffer: E merituat NATO-n
34 dite pas anetaresimit te plote te Shqiperise ne NATO, Jap de Hoop Scheffer ka vizituar per here te fundit Tiranen, si sekretar i Pergjithshem i Aleances se Atlantikut te Veriut. (UPDATE)

I mirepritur me nderimet me te larta nga Tirana zyrtare, zoti Scheffer mori nga Presidenti i Republikes, ne shenje mirenjohjeje per mbeshtetjen e popullit shqiptar Urdherin e Arte, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Nderimi tjeter i takonte Universitetit te Tiranes, i cili i dorezoi Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, titullin doktor Honoris Causa. Gjate ceremonise, zoti Scheffer, nje nga perkrahesit me te forte te zgjerimit te NATO-s, i njohu Shqiperise meritat per anetaresimin.

“Anetarësimi i vendit tuaj, zoti Kryeministër dhe shkelqesi ambasadore, nuk ishte nje dhurate, nuk ishte diçka qe jepet lehte. Ishte nje shperblim per punen e palodhur te shumë viteve dhe suksesin e reformave te veshtira dhe ndonjehere te komplikuara, te cilat u ndermorën me vendosmëri të palekundur. Vertet, cilesi te ngjashme kerkohen per te arritur persosmerine akademike dhe ndersa studentet pergatiten te shohin drejt se ardhmes se tyre, tashme ata kane mundesi te shohin perpara me besim dhe krenari, rezultatet e arritjeve domethenese te vendit te tyre. Disa rruge te reja hapen per punesimin e tyre si zyrtare te NATO-s dhe kush e di, ndonje dite, ndonje i diplomuar nga ky Universitet do te kete privilegjin te jete Sekretari i Pergjithshem i NATO-s”, u shpreh Scheffer.

Nga ana e saj Shqiperia thote se nepermjet zgjedhjeve te lira e te ndershme pret qe me 28 qershor te nderoje veten dhe aleatet per besimin e dhene.

"Zgjedhjet e ardhshme kerkojne perpjekjet per nje kuader ligjor dhe teknik, me te mirin qe ne kemi patur ndonjehere.Une ia premtova kete Scheffer dhe qellim mbetet respektimi i vullnetit te qytetareve shqiptare", u shpreh Berisha.

Ne fund te mandatit si sekretar i pergjithshem i NATO-s, zoti Scheffer u shpreh i bindur se reformat e vendit do te vazhdojne dhe se Shqiperia sic tha ai do te vazhdoje te jete zeri i arsyes dhe moderimit ne rajonin e Ballkanit.




SPANJË - ARRIN NË 13 NUMRI I RASTEVE TË KONFIRMUARA ME GRIPIN E DERRAVE

Ministria spanjolle e Shëndetësisë konfirmoi sot tre raste të reja të gripit të derrave duke e çuar në 13 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar nga virusi vdekjeprurës në këtë vend.
Dy nga tre rastet e reja janë regjistruar në Madrid dhe i treti në Murcia, në jug të Spanjës, ndërsa numri i përgjithshëm i të dyshuarve, të cilët janë nën vëzhgim të vazhdueshëm, është 84 në të gjithë vendin.




SHQIPERIA KUNDER NATO-S

Sot Shqiperia regjistroi perballjen e pare me Aleancen e Atlantikut te Veriut .

Nje ekip i Ministrise se Mbrojtjes se Shqiperise u perball me ekipin e perfaqesuesve te shtabit te NATO -s ne Tirane .

Behet fjale per nje ndeshje simbolike ,miqesore, futbolli ndermjet perfaqesuesve te dy organizmave te lartepemendur.

Ekipi shqiptar drejtohej nga i mirenjohuri ,legjendari i portes shqiptare Perlat Musta.Para fillimit te takimit u zhvillua nje ceremoni prezantimi i flamujve te vendeve anetare te aleannces te cileve pas nje xhiro rreth pistes se stadiumit ju bashkua edhe flamuri shqiptar si anetari me i ri

Ndeshja perfundoi ne barazim 2-2



FMN: GRIPI I DERRAVE MUND TË KETË EFEKTE "DRASTIKE" NË DISA VENDE

 Efektet ekonomike të një epidemie të virusit të gripit të derrave mund të jenë "drastike" në disa vende, deklaroi sot eksperti i lartë ekonomik i FMN-së.
Gjatë një fjalimi në një aktivitet të një organizate joqeveritare për për Paqen Ndërkombëtare në Uashington, eksperti i lartë ekonomik i FMN-së, Olivier Blanchard deklaroi se ishte e qartë se industria e turizmit do të jetë e para që do të ndjejë efektet e epidemisë.
Ai la të nënkuptohej se ishte ende herët të parashikoheshin efektet e një pandemie të mundshme gripale në ekonominë globale, aktualisht e zhytur në recesion të thellë.
Mesika u ka bërë thirrje shtetasve të saj të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për një periudhë pesëditore të ndërprejes ekonomike dhe banka qëndrore ka paralajmëruar se epidemia mund të ndikojë në thellimin e mëtejshëm të recesionit në vend, duke dëmtuar ekonominë e cila aktualisht është tkurrur me rreth 8 për qind gjatë tremujorit të parë të këtij viti

 



PDK i mer PD kryetarin e Keshillit bashkiak Lezhe

PDK i merr PD kryetarin e Kėshillit Bashkiak te Lezhes • Frano Kulli zgjidhet kryetar i ri i Kėshillit Bashkiak te qytetit • Grupi i keshilltareve te djathte voton Frano Kullin • Aletatet e PD-sė votojnė pėr PDK-nė • Votojnė pėr PDK-nė kėshilltaret republikane e agrare Nė mbledhjen e djeshme Keshilli Bashkiak i qytetit te Lezhės ka shkarkuar nga posti i kryetares sė kėshillit bashkiak zonjėn Roza Hila, pėrfaqėsuese e PD-sė dhe ka zgjedhur ne vend te saj, keshilltarin demokristian z. Frano Kulli. Pas shumė debateve nė mbledhjen e Kėshillit Bashkiak, grupi i kėshilltareve te “Polit tė Lirisė”, tė cilit i janė bashkuar dhe kėshilltari i PR-sė dhe ai i PAA-sė kanė paraqitur njė mocion pėr shkarkimin e kryetares sė kėshillit bashkiak znj. Rosa Hila perfaqėsuese e Partisė Demokratike. Mocionin e kishin nėnshkruar 9 anėtarė tė Kėshillit bashkiak, nga tė cilėt pesė kėshilltarė tė djathtė dhe njė kėshilltar i pavarur. Sipas rregullores mocioni pėr shkarkimin e kryetares sė Kėshillit Bashkiak, pėrfaqėsuese tė PD-sė, ėshtė futur nė procesin e votimit. Kėshilli Bashkiak ka shkarkuar me shumicė votash kryetaren e kėshillit, pėrfaqėsuese e PD-sė dhe menjėherė ka filluar procedurat pėr zgjedhjen e kreut tė ri tė Kėshillit Bashkiak tė Qytetit tė Lezhes. Pas numrimit te votave, ka rezultuar se kandidatura e e z. Frano Kulli e propozuar nga kėshilltarėt e djathtė ka marrė 14 vota. Me votat e kėshilltarėve tė partive pjesėmarrėse nė “Polin e Lirisė” janė bashkuar edhe votat e kėshilltarit tė Partisė Republikane dhe vota e kėshilltarit tė Partisė Agrare Ambientaliste, parti kėto nė koalicion me PD-nė si dhe vota e kandidatit tė pavarur. Votimi i djeshėm nė Kėshillin Bashkiak tė Lezhės tregoi se “Poli i Lirisė” po fiton nje mbėshtetje gjithnjė e mė tė gjėrė ne tė gjitha qytetet dhe qarqet e vendit dhe kėtėij grupimi politik, po i bashkohen ēdo ditė me dhjetra eksponentė dhe mbėshtetės tradicional tė sė djathtės dhe tė qendrės sė djathtė, si e vetmja shpresė pėr krijimin e njė tė djathte moderne qė pėrfaqėson denjėsisht interesat e qytetarėve. Frano Kulli, Kryetari i i ri i Kėshillit Bashkiak te Lezhės, ėshtė njė nga pėrsonalitetet e njohur publikė nė Lezhė. Ai ka qene pėr pesė vjetė anėtar i Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė, dhe nė korrik tė vitit 2006 u zgjodh antėtar i KKRT-sė dhe nėnkryetar i kėtij kėshilli. Frano Kulli i largua nga KKRT nėpėrmjet njė votimi nė parlament tė urdhėruar nga PD-ja sepse disa here kishte kundershtuar gjobat politike ndaj disa televizioneve opozitarė me qeverinė.

Zyra e shtypit e Partisė Demokristiane



GJERMANI - DHJETËRA POLICË PLAGOSEN NË PËRLESHJET ME MANIFESTUESIT NË DITËN E PUNËTORËVE

Manifestimet sot në festën e 1 Majit, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, degjeneruan në akte spontane dhune në Berlin dhe Hamburg duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra policëve, bënë të ditur burime zyrtare.
Policia berlineze njoftoi se 29 efektivë të forcave të rendit u lënduan dhe të paktën 12 manifestues u arrestuan, pasi afro 200 protestues me slogane antikapitaliste sulmuan policinë me shishe, gurë dhe mjete të tjera të forta pas një feste në rrugë në distriktin lindor Friedrichshain.
Protestuesit u vunë zjarrin disa kazanëve të mbeturinave dhe sulmuan me mjete të forta tramvajet dhe disa makina të parkuara, njoftoi policia e Berlinit.
Ndërkohë në Hamburg, autoritetet deklaruan se të paktën tre policë janë lënduar gjatë përleshjeve me demonstruesit.
Policia berlineze po përgatitet për përballimin e situatave më të dhunshme gjatë marshimeve sot të anëtarëve të partive të ekstremit të djathtë, të sindikatave të punëtorëve dhe grupe të majta.
Kriza ekonomike globale pritet të nxisë një pjesëmarrje shumë të madhe në manifestimet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, që tradicionalisht përkujtohet me protesta të sindikatave të punëtorëve në shumë qytete evropiane.
Kështu, tetë grupimet më të mëdha sindikaliste të Francës kanë bërë thirrje për një protestë masive mbarëkombëtare kundër masave të presidentit Nicolas Sarkozy për përballimin e krizës ekonomike dhe ndërkohë një demonstratë shumë e madhe pritet të zhvillohet gjithashtu në Madrit, Spanjë


Milan ne Tirane, perballe kombetares ne 12 maj

Milan ne Tirane, perballe kombetares ne 12 maj

Skuadra e Milanit do te rikthehet per here te dyte ne Shqiperi pas ndeshjes me Tiranen, kete here ne nje perballje miqesore me skuadren kombetare.

 

12 maji do te jete data kur kuqezinjte e Ancelotti-t do te zbresin ne “Qemal Stafa” ne perballjen me kuqezinjte tane qe nuk kane ende nje trajnier pas largimit te hollandezit Arie Haan. 7 here fituesit e Liges se Kampioneve qe renditen aktualisht ne vendin e dyte ne Serie A, pritet te zbresin ne Tirane me formacionin e tyre me te mire.

Per shkak te kesaj ndeshjeje, Federata e Futbollit do te beje nje spostim te dates kur do te luhej finalja e Kupes se Shqiperise qe ishte parashikuar te zhvillohej ne 13 maj.

 






Dy te vdekur nga perleshjet ne Stamboll

Dy te vdekur nga perleshjet ne Stamboll

Dy persona gjeten vdekjen gjate perleshjeve me arme zjarri mes policise turke dhe militanteve majtiste ne mes te Stambollit. Viktimat jane nje polic dhe nje civil. (UPDATE)

Policia kreu nje bastisje ne nje apartament ku mendohej se fshiheshin pjesetaret e grupit. Sipas kryebashkikaut te Stambollit, Muamer Guler, militantet kishin shume municione dhe mina. Gjate shkembimit te zjarrit u degjuan te shtena dhe shperthime.

Disa police u plagosen nga ciflat e mjeteve shperthyese qe u hodhen ne ere. Sulmi ishte nje nder 60 te tilla, te ndermarra gjate nates kunder grupeve separatiste ekstremiste te majta, qe po pergatisnin sulme ne Turqi.

Me shume se 10 persona jane arrestuar, por mediat raportojne shifren 30.







Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi

Alarmi i gripit te derrit mberrin edhe ne Shqiperi. OBSH e konsideron situaten alarmante ndaj kerkon rritje te vemendjes ne te gjitha institucionet shendetesore dhe pikat e kalimit kufitar. Nuk rekomandohen kufizime te udhetimeve.


Big Brother, Arjoni dhe Eltoni lane shtepine
Big Brother, Arjoni dhe Eltoni lane shtepine

Mbremja e se shtunes ka sjelle emocione te forta ne shtepine e Big Brother. Nga shtepia jane larguar dy konkurente dhe eleminimi i pare i Arjonit ka perlotur Anjezen.

 

Pas eleminimit edhe nje dhurate, Arjonit i eshte ofruar nje burse e plote studimi ne nje shkolle mode.

Ndersa ethet jane shtuar mes banoreve te mbetur dhe qe cuan ne eleminimin e dyte. Ai eshte Eltoni, nje nga konkurentet e rinj qe hyri ne shtepine e Big Brother.

Juna ka qene nje nder te perzgjedhurat e “Vellait te Madh”, e cila ka zhvilluar nje bisede emocionuese me te atin Virgjilin, kurse Arjani ka ndare me banoret e tjere dhe publikun emocionet dhe kujtimin e babait te tij.

Ndersa Mimoza eshte surprizuar nga dhurata e Polit, nje ish-banor ky ne edicionin e pare te “Big Brother”, ku pervecse arushit ne dhurate i jepte dhe mjaft keshilla ne lidhje me qendrimin ne shtepi.

Prova e javes eshte kaluar me sukses nga banoret, te cilet kane mesuar shume per gjuhen dhe kulturen kineze. Por gezimi i fitores nuk ka zgjatur shume sepse banoret kane nisur kandidimet.

Ne perfundim, Adelajda, Adi, Mimoza, Juna dhe Anjeza do votohen nga publiku per te zbuluar se kush prej tyre do lere javen e ardhshme shtepine. Kori i policeve te Portokallise ishin te ftuarit speciale ne kete mbremje.



“Cameria”, proteste ne sheshin “Skenderbej”

Thaci: Nuk do te takohem me Ivanov

Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci deklaroi se nuk do te takohet me presidentin e sapozgjedhur Gjorgje Ivanov, per shkak se partia qe drejton ai nuk e pranon ate si legjitim dhe te zgjedhur nga shqiptaret.

 

Kryetari i PDSH-se e beri kete deklarate ne mbledhjen e Kuvendit te kesaj partie, ne Butel te Shkupit.

“Ivanov eshte president vetem i maqedonasve dhe i familjeve Selmani e Ahmeti. Shqiptaret kete here e deligjitimuan kete institucion dhe politika e tyre tregoi se ka papajtueshmeri te madhe me menyren se si udhehiqet shteti”, ka deklaruar Thaci.

Ai ka shtuar me tej se qeveria dhe presidenti i ri i Maqedonise kane nje politike anti-NATO dhe anti-shqiptare.

 

“Cameria”, proteste ne sheshin “Skenderbej”

Shoqata “Cameria” ka organizuar ne sheshin “Skenderbej” nje proteste paqesore, e cila u zhvillua vetem pak ore perpara se kreu i qeverise greke, Kostas Karamanlis, te nise viziten e tij te pare zyrtare, ne Tirane.

 

Protestuesit came kerkuan qe takimi i se henes me kryeministrin grek, te sherbeje per sensibilizimin e politikes se te dyja shteteve, per t’i dhene nje zgjidhje ceshtjes came.

Nderkohe qe shoqata “Cameria” dhe Partia Bashkimi per Demokraci dhe Integrim, qe mbron interesat e popullsise came, i kane kerkuar ambasades greke ne Tirane, nje takim me kryeministrin grek Karamanlis, gjate vizites se tij zyrtare ne Tirane.





BE, Berisha: Me 28 prill aplikimi

Kryeministri Sali Berisha, ne mbledhjen e kabinetit te tij te zhvilluar sot ka konfirmuar vendimin e qeverise per te paraqitur me 28 prill kerkesen per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE


Banorë serbë provuan t’i pengojnë punimet për rindërtimin e shtëpive te “Kroi i Vitakut”
Banorë serbë provuan sërish sot që t’i pengojnë punimet për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it përdorën gazin lotsjellës për t’i larguar serbët e mbledhur.
mbrapa


Miqesi e rralle, gruaja puthet me luanin
Miqesi e rralle, gruaja puthet me luanin

Miqesia e nje gruaje kolumbiane me nje luan, eshte bere aq e forte sa ajo ka guximin ta puthe dhe perqafoje. Julia Torres e shpetoi kafshen tete vjet me pare nga abuzimi ne nje cirk shetites.

Ajo e ka ushqyer dhe eshte kujdesur per luanin afrikan te quajtur Jupiter, i cili e ka marre veten pas kequshqyerjes dhe tani ka krijuar nje miqesi te jashtezakonshme.

Luani 14 vjecar eshte nje nga 700 kafshet e braktisura, per te cilat Torres kujdeset ne nje strehe ne Cali te Kolumbise.

Eshte e paimagjinueshme qe nje luan i permasave te tilla te dije te jete i dashur

Kosove, familjaret e te humburve, presion qeverise

Kosove, familjaret e te humburve, presion qeverise

Familjaret e personave te pagjetur kane kerkuar nga institucionet e Kosoves dhe ato nderkombetare te bejne me shume presion per zbardhjen e fatit te te humburve.

Ne prag te 27 prillit qe eshte “Dita e te Pagjeturve te Kosoves”, familjaret kane theksuar se institucionet pergjegjese duhet te bejne presion ndaj shtetit serb, ne menyre qe fati i te zhdukurve te zbardhet.

Gjate ketij takimi me zyrtaret institucionale, zv/kryeministri i Kosoves, Rame Manaj tha se institucionet e vendit mbeten te preokupuara per kete ceshtje, duke theksuar se, institucionet jane duke u angazhuara rreth kesaj ceshtje.

Nga ana tjeter, ekspertet ligjore kane kritikuar institucionet per zvarritje ne kete proces. Sipas Arsim Gerxhaliut, Kosoves po i mungojne mjetet elementare per te identifikuar kufomat. Me tej, ai ka shtuar se, vendi ka mungesa edhe te kapaciteteve njerezore. 


  Thaci: Edhe Greqia do ta njohe Kosoven
25/04/2009 13:45

Thaci: Edhe Greqia do ta njohe Kosoven

Kryeministri Hashim Thaci eshte optimist se edhe Greqia do ta njohe shtetin e Kosoves. “Ne nje te ardhme jo te larget, Greqia do te na njohe”, deklaroi kreu i qeverise gjate nje vizite private ne Shkup.

Sipas tij, Maqedonia dhe Kosova shume shpejt do te vendosin marredheniet diplomatike. “Njohja e Kosoves nga ana e Maqedonise, ishte vendimi me i mire i mundshem per paqen dhe stabilitetin mes dy vendeve", deklaroi kryeministri.

Ai shtoi se paralajmerimi per normalizimin e raporteve Shkup- Beograd, nuk do te reflektohet ne marredheniet ndermjet Maqedonise e Kosoves

Qeveria ne udhekryq per tenderin e helikoptereve

Gjate vizites se kryeministrit Berisha ne France, Presidenti Nikolas Sarkozi premtoi mbeshtetjen franceze kur Shqiperia te aplikoje per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian.

Krerët e shtetit, respekt për Batalionit “Atlantiku”

     

Berisha: Kashari do te behet bashki
25/04/2009 15:45

 
e premte , 24 prill 2009   -  18:14
ImageImageKrerët e shtetit kanë falënderuar ish-luftëtarët shqiptaro-amerikanë të Batalionit “Atlantiku”, të cilët dhjetë vjet më parë erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luftuar për çlirimin e Kosovës. Ndërkaq që ish-luftëtarët kanë thënë se ndjehen krenarë me të arriturat e Kosovës në këtë dekadë. Një dekadë pas luftës janë kthyer në Kosovë pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku” për të shënuar 10-vjetorin e themelimit të këtij batalioni. Ata janë shprehur të lumtur dhe të kënaqur që populli i Kosovës po i shijon rezultatet e mëdha që ka arritur Kosova gjatë këtyre dhjetë vjetëve të ndërtimit të vendit. Ish-luftëtarët e Batalionit “Atlantiku” kanë takuar ndaras të tre krerët e shtetit. Presidenti Sejdiu, duke falënderuar kontributin e këtij batalioni në luftën e Kosovës ka thënë se Kosova sot është një shtet i lirë, i pavarur dhe sovran, me synim të qartë për integrimin sa më të shpejtë në strukturat euroatlantike. Ndërsa kryeparlamentarin Jakup Krasniqi është shprehur se Batalioni ‘Atlantiku’ ka pasur disa të veçanta. Për kryeministrin e vendit, Thaçi, pjesëmarrja e Batalionit "Atlantiku" në luftën e Kosovë ishte mesazh se lufta e UÇK-së, lufta e popullit të Kosovës është luftë e të gjithë shqiptarëve. Kryeministri Thaçi ka thënë të premten se ky batalion ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në luftën për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Ndërkohë, kryeministri Thaçi ka thënë se një dekadë pas lufte mund të vërehen arritje të jashtëzakonshme në dy shtetet shqiptare. I pyetur për bashkimin e mundshëm të këtyre dy vendeve, kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë një rrugë, një vizion, integrimet kombëtare dhe integrimet euroatlantike.

Berisha: Kashari do te behet bashki
Kryeministri Berisha ne Kashar

Kryeministri Berisha i eshte drejtuar nje zone periferike ne kryeqytet, Kasharit, per te shprehur edhe njehere prioritetet e qeverise qe drejton per arsimin.

Qe sot Kashari, do te kete dy godina te reja arsimore, te ciklit 9-vjecar dhe te mesem, per 1700 nxenesit e kesaj komune, nje investim prej 24 .5 million leke nga buxheti i shtetit.

Ne ceremonine e inaugurimit, shefi i qeverise shqiptare, tha se ne kete mandat qeverises jane rindertuar 1012 godina arsimore ne te gjithe vendin dhe premtoi se ne mandatin e dyte te gjithe femijet do te mesojne ne ambiente te reja arsimore.

Kryeministri Berisha perballe mbeshtetesve te perkrahesve ne Kashar ne nje takim masiv, leshoi nje premtim te rendesishem per banoret e kesaj zone.

“Kashari do te shpallet bashki, sepse ka biznese, dy shkolla dhe i ploteson te gjitha kushtet per te qene i tille”, u shpreh Berisha.

Gjate inaugurimit te godines se re te arsimit te mesem ne Kashar kryeministri bashkebisedoi me nxenes dhe mesues te kesaj shkolle lidhur me kerkesat e tyre ndaj arsimit dhe premtoi se biznesit do t’i krijohen e gjithe lehtesirat qe te behet pjese e investimeve ne arsim.

Zoti Berisha nenvizoi se prioritet i qeverise se tij do te jete rritja e numrit te nxenesve dhe studenteve, si dhe cilesia e mesimdhenies.

 


27/04/2009 15:10


27/04/2009 13:35


26/04/2009 10:05


26/04/2009 17:45
Thaci: Nuk do te takohem me Ivanov
26/04/2009 13:15


25/04/2009 10:35


25/04/2009 17:25
 
  Today, there have been 1 visitors (5 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free